Barcelona merr lajmin e keq pak para ndeshjes me Atletico Madridin

09:41 | 08 Maj 2021

Barcelona ndaj Atletico Madridit pa ‘shpirtin’ e skuadrës.

Ronald Koeman nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Atletico Madrid sot, e cila fillon nga ora 16:15.

Barcelona do të luajë ndeshjen e cila vlerësohet si më vendimtarja e këtij sezoni, pikërisht ndaj liderit të La Ligas.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka hedhur poshtë ankesën e klubit të Barcelonës mbi kartonin e kuq të Koeman, i cili u ndëshkua ndaj Granadas.

Kësisoj, Koeman do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Atletico Madrid, njësoj sikurse në atë ndaj Valencias.

Ndeshjen e fundit pa holandezin, Blaugranët e fituan me rezultat të ngushtë 3-2.

Komento: