Barcelona merr vendim final për Dembelen

17:09 | 28 Mars 2021

Barcelona vendos për Dembelen

Ousmane Dembele do të mbetet te Barcelona. Drejtuesit e klubit spanjoll kanë vendosur t’i ofrojnë kontratë të re francezit.

Sipas mediave spanjolle klubi i ka ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2025.

Dembele këtë edicion me katalunasit në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime.

23-vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2017 kur u transferua nga Dortmundi për 135 milionë euro.

Komento: