Barcelona merr vendim final për Garcian

22:10 | 28 Gusht 2023

Mbrojtësi Eric Garcia përfundimisht do të largohet nga Barcelona gjatë këtyre ditëve, ka shkruar të hënën “Mundo Deportivo”.

Ekipi spanjoll, jo vetëm që e ka nxjerr në shitje por edhe i ka caktuar çmimin 22-vjeçarit. Për kartonin e Garcias, Barcelona po kërkon të paktën 10 milionë euro.

Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe për këtë arsye do të largohet nga “Camp Nou”.

Këtë edicion, Garcia ka luajtur në total 56-të minuta për Barcelonën, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2021 nga Manchester City dhe edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit të Spanjës.

Gjasat janë të mëdha që Garcia të mbetet në La Liga, pasi interesim për transferimin e tij ka shprehur skuadra e Gironas.

Komento: