Barcelona merr vendim për të ardhmën e Coutinhos

23:28 | 18 Gusht 2021

Një ndryshim i madh ka ndodhur kohëve të fundit. Philippe Coutinho nuk do të largohet

Barcelona ka vendosur që ta mbajë Philippe Coutinhon, pasi që ata kanë dështuar për t’ia gjetur atij një klub të ri me të cilin do të nënshkruante. Kështu që ata kanë vendosur që të mos kërkojnë më klub dhe ta inkorporojnë atë në skuadër me qëllim që t’ia japin një mundësi tjetër.

Plani është që të marrin më të mirën nga braziliani dhe t’i ndihmojnë atij që ta rikthejë kualitetin që e tregonte të Liverpoolit.

Në Camp Nou, ai ka treguar kohë pas kohe këtë kualitet, por jo aq mjaftueshëm që të justifikon çmimin që Barcelona pagoi për të.’

Një ndryshim i rëndësishëm këtë vit është se mungon Lionel Messi, e cila padyshim redukton kualitetin e skuadrës, por kjo do t’i japë më shumë liri Coutinhos dhe do t’i japë mundësinë atij për një start të ri të Barcelona që e shohin atë si lider të ri.

Koemanit i pëlqen ai

Edhe pse biseda për ta shitur Coutinhon ka pasur në zyrat e Barcelonës, Ronald Koeman gjithmonë e ka bërë të qartë që ai është një tifozë i ish lojtarit të Interit.

Sezonin e kaluar, ai e filloi sezonin si startues i rregullt para se lëndimi ta linte jashtë dhe Pedri tregoi aftësitë e tij.

Koeman tani dëshiron ta integroi atë në një krah, pasi që ai të arrin në gjendjen e tij më të mirë fizike, derisa ai mund të luajë edhe në mesfushë edhe para tre sulmuesve.

Kështu, jo vetëm që do të sfidonte Pedrin apo Frenkie de Jon, por ai po ashtu do të mund të luante në krahun e majtë.

Kjo është kruciale pasi që i jep Koemanit opsion shtesë në sul, pasi që atij tani i mungojnë Sergio Aguero, Ansu Fati dhe Ousmane Dembele – të gjithë të lënduar.

Martin Braithëaite e ka filluar shumë mirë sezonin me dy gola, por pozita e tij duhet të përmirësohet. Ende nuk dihet a do të qëndrojë ai pasi që nuk do të jetë befasi nëse ai do të largohet në Athletic Club në fund të këtij afati kalimtar.

Komento: