Barcelona merr vendimin e papritur për Suarezin

00:05 | 23 Shtator 2020

Skuadra e Barcelonës ka marrë një vendim të papritur për Suarezin.

Luis Suarez ka dalë nga takimi i frustruar me Barcelonën pasi që klubi nuk dëshiron që tani ta lë atë të largohet pa para, duke bllokuar kalimin e tij në Atletico Madrid, shkruan ESPN.

Suarez supozohet se është duke e marrë në konsideratë mbajtjen e një konference për media me avokatët e tij nëse situata e tij nuk zgjidhet.
Ai besonte se ai kishte arritur një marrëveshje verbale me Barçan këtë javë për të shkëputur kontratën e tij.

Pasi i është thënë se ai mund të largohet nga klubi edhe nga trajneri Ronald Koemanit, përfaqësuesit ligjor të sulmuesit ishin duke e negociuar largimin e klientit të tij në marrëveshje me Barcën.

Por, gjërat kanë ndryshuar nga e hëna. Suarez duhet të heq dorë nga një përqindje e parave që i detyrohet klubi në vitet e fundit të kontratës së tij dhe Barça do ta lërë atë të largohet si i lirë, nëse ai nuk i bashkohet disa klubeve.

Real Madridi, Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë disa nga këto klube por jo Atletico.

Në të njëjtën kohë, burimet i kanë thënë ESPN-së që Atletico kanë arritur një marrëveshje me Suarezin dhe shpresojnë që ta finalizojnë pasi Alvaro Morata të huazohet në Juventus.

Megjithatë, burimet e ESPN thonë që lajmi për kalimin e Suarez në Ëanda Metropolitano ka bërë që Barca ta frenojë shkëputjen e kontratës me uruguaianin.

Barça nuk dëshiron që ta forcojë një rival direkt për titull, sidomos pa para derisa ende janë duke paguar pagën e tij që do të zgjat deri në qershor.

Vendimi që ta lejojnë David Villan që të kalojë në Atletico më 2013 u bë aset për Atleticon të cilët fituan ligën dhe s’kualifikuan Ligën e Kampionëve për të kaluar në finale.

Suarez shpreson që ti bashkohet Atleticos pasi që ai nuk dëshiron që të qëndrojë në Spanjë dhe po shikon që të punojë nën Diego Simeonen, i cili e ka bërë një superfuqi Atleticon prej që është trajner i saj.

Burimet i kanë thënë për ESPN që Suarez nuk po e kupton qëndrimin e Barçës, pasi që marrëveshja është arritur dhe ata ia kanë bërë të qartë atij se nuk është në planet e Koeman për këtë sezon.

Ai nuk është paraqitur në ndonjë ndeshje parasezonale derisa atij i është treguar dera e largimit.

Ai ka refuzuar mundësinë që të kalojë në Inter Miami dhe të bëhet lojtari që fiton më se shumti në Major League Soccer, derisa dështoi të kalon në Juventus për shkak se nuk arriti ta merr me kohë shtetësinë italiane.

Provimi i gjuhës italiane për Suarez është duke u hetuar për shkak të parregullsive, është thënë të martën.

Sulmuesi, i cili nuk është nën hetimi, ka hyrë në testin për shtëtësi në një Universitet për të Huaj në Perugia më 17 shtator.

Komento: