Barcelona mezi barazon ndaj Granadas

23:21 | 20 Shtator 2021

Barcelona “rrëshqet” në Camp Nou, barazon me Granadan.

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Granadan në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë në La Liga.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e dytë nga Duarte, i cili realizoi bukur me kokë.

Më pas, Barcelona u orvat të shënonte golin e barazimit, por atë e arriti tek në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte Araujo i cili realizoi bukur me kokë në minutën e 90-të të ndeshjes, pas harkimit nga Gavi.
Kështu, Barcelona shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e shtatë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Granada mbetet në vendin e 17-të me tri pikë.

Komento: