Barcelona – Napoli, pritet të luhet pa tifozë

14:37 | 09 Mars 2020

Barcelona – Napoli, ndeshja e radhës që pritet të luhet pa tifozë.

Qeveria rajonale e Katalonjës ka bërë thirrje që ndeshja e raundit të 16 më të mirave mes Barcelonës dhe Napolit të luhet pas dyerve të mbyllura.

Gerard Figueras, sekretari i përgjithshëm i sportit për rajonin e Katalonjas, ka rekomanduar që loja të zhvillohet pa tifozë në ‘Camp Nou’ më 18 mars në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Masa tashmë është zbatuar për takimis mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në kryeqytetin francez, që zhvillohet të mërkurën, transmeton lajmi.net.

Duke folur për RAC1, Figueras tha: “Rruga e kujdesshme që unë do të rekomandoja është që loja të luhet pas dyerve të mbyllura”.

“Vendimi nuk është marrë ende. Midis sot dhe nesër, do të ketë takime midis departamenteve të ndryshme qeveritare dhe klubit”.

Komento: