Barcelona nuk e bën gabimin si me Messin, merr këtë vendim për Pedrin

11:54 | 13 Tetor 2021

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe talentit Pedri.

Spanjolli është lojtar kyç te katalunasit, por kontrata i skadon verën tjetër.

Pas negociatave, Pedri dhe Barcelona duket që kanë arritur marrëveshje, që do finalizohet në vikend, kështu se paku raporton Romano.

“Rinovimi i Pedrit është thjeshtë çështje kohës, pritet të finalizohet këtë javë. Ai do qëndrojë te Barcelona deri në qershor të 2026”, shkroi ai.

Ndërkohë, Barcelona është duke punuar edhe në rinovimet e yjeve të tjerë, si Gavi, Ansu Fati, Ronald Aruajo dhe Ousmane Dembele.

Komento: