Barcelona nuk e do më Suarezin

17:25 | 14 Shtator 2020

Barcelona thuhet se e do jashtë Luis Suarezin.

JUGONES është duke raportuar se Barcelona nuk e do në skuadër Luis Suarezin.

Lajmi është dhënë nga gazetari, Josep Pedrerol, diçka që ia kanë konfirmuar atij burime anonime.

Pedrerol thotë se se Barça insiston që ta shesë në një apo tjetër mënyrë pasi nuk është i gatshëm të paguajë pagën e lart edhe për një sezon.

Në anën tjetër, Suarez nuk dëshiron të largohet.

Koeman do ta ketë më vështirë, të llogarisë në të, apo ta lë në stol, nëse Suarez ngul këmbë që të mos largohet nga Camp Nou.

Komento: