Barcelona nuk heq dorë nga Neymar, ja çfarë bën tani

12:53 | 16 Mars 2020

Neymar vazhdon të jetë prioritet i Barcelonës.

Blerja e Neymarit vazhdon të jetë prioritet i presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dhe katalonasit synojnë ta përforcojnë skuadrën me brazilianin në afatin kalimtar të verës.

Barcelona e pranon se i duhet ta përforcojë skuadrën në shumicën e reparteve dhe Bartomeu, të cilit i mbaron mandati në fund të vitit 2021, është i etur ta mbarojë udhëheqësinë e tij me një titull dhe beson se Neymari është çelësi për ta arritur këtë, transmeton Gazeta Express.

Problemi kryesor do të jenë paratë. ESPN raporton se Barçës do t’i kushtojë rreth 150 milionë euro marrëveshja për brazilianin.

Por sipas disa mediave të tjera edhe më shumë; 180 milionë euro.

Përveç shumës së blerjes, Barcelona duhet të mendojë për të shpenzuar edhe më shumë. Neymari do të kërkojë pagë të majme.

Sipas MARCA, braziliani do të kërkonte rreth 70 milionë euro në vit, një rritje e madhe për një klub i cili veçse e ka një buxhet të madh pagash.

Komento: