Barcelona ofron 40 milionë për lojtarin e Cityt

15:39 | 01 Dhjetor 2021

Barça i ofron 40 milionë euro për Ferran Torres

Gjiganti katalunas do të mundohet ta bindë Manchester Cityn për sulmuesin spanjoll, të cilin synon ta transferojë në muajin janar

Barcelona është e vendosur për ta transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Ferran Torres.

Për këtë siguron mediumi spanjoll, “Sport”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, gjiganti katalunas është i gatshëm t’i paguajë 40 milionë euro për futbollistin, përcjell Express.

Barça do të preferonte ta bëjë pagesën me rata, duke filluar nga korriku i vitit tjetër.

Mbetet të shihet nëse “Citizens” do ta pranojnë këtë propozim.

Ndërkohë, Barça i ka në opsion edhe Dani Olmon, Timo Wernerin dhe Hakim Ziyechin.

E nga “Camp Nou” gjatë verës mund të largohet Ousmane Dembele.

Komento: