Barcelona po blindon yllin e madh

19:32 | 09 Mars 2020

Barcelona po synon ta blindojë portierin e skuadrës, Marc Andre Ter Stegen.

‘Sport’ shkruan se Barca ka kontaktuar sërish me lojtarin, lidhur me rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.

Portieri gjerman ditë më parë raportohej se kishte njoftuar agjentin e tij se është i lumtur te Barca dhe se dëshiron qëndrimin.

Për këtë është njoftuar edhe drejtori sportiv i skuadrës, Eric Abidal.

Vlen të përmendet edhe fakti se Ter Stegen së fundmi është lidhur me një kalim të mundshëm te Chelsea.

Komento: