Barcelona po e mposht Villarrealin, Ansu Fati dhe Messi dhurojnë spektakël

22:00 | 27 Shtator 2020

Barcelona po e mposht Villarrealin me rezultat 4:0.

Është mbyllur pjesa e parë mes Barcelonës dhe Villarrealit që po zhvillohet në “Camp Nou”.

Vendasit janë duke fituar 4-0, me golat e Ansu Fati dhe Lionel Messi.

17-vjeçari shënoi dy golat e parë, në minutat 15’ dhe 19’, derisa golin tjetër e shënoi nga pika e bardhë Lionel Messi, në minutën e 35’ – penallti që gjithashtu u nxor nga Ansu Fati.

Për 4-0 në fund të pjesës së parë, Torres e dërgoi topin në portën e gabuar.

Komento: