Barcelona po e ‘rrëmben’ yllin e Milanit

21:36 | 21 Janar 2020

Duket se Barcelona po përgatitet për një super-transferim.

Gjiganti katalunas është në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj shkaku i lëndimit

Barcelona është futur në garë për transferimin e sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, i afërt me klubin katalunas.

Kampioni i Spanjës e mori një goditje së fundmi pas lëndimit të Luis Suarezit, i cili do të mungojë disa muaj.

Prandaj, Barça po e kërkon zëvendësuesin e tij.

Andaj, mediumi spanjoll raporton se gjiganti i La Ligas po mendon t’i rivalizojë Neëcastlen e Tottenhamin për sulmuesin polak.

Piatek ka përfunduar në bankinë tek Milani, ku po luan rregullisht Zlatan Ibrahimovic.

Ish-futbollisti i Genoas është i pakënaqur me statusin e tij në San Siro, prej nga mund të largohet gjatë këtij muaji.

Komento: