
Barcelona dëshiron të nënshkruajë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez dhe janë të përgatitur të paguajnë klauzolën e tij të lirimit.
Raporti detajon se si Blaugrana nuk e ka hequr interesin e tyre për sulmuesin 22-vjeçar argjentinas, i cili është kontraktuar me Nerazzurri deri në vitin 2023,përcjell ORAinfo.

Klubi katalonas beson se ai do të ishte zëvendësimi perfekt për Luis Suarez, i cili pësoi një dëmtim me një kohë shërimi katër-mujore.
Barcelona është e përgatitur të paguajë klauzolën e tij të lirimit këtë muaj, vazhdon raporti, i cili aktualisht është caktuar në 111 milion €./ORAinfo/