Barcelona po përgatitet ta shesë këtë sulmues

19:39 | 17 Mars 2020

Barcelona ka hequr dorë nga sulmuesi, Ousmane Dembele.

Gjiganti katalunas është i gatshëm ta shesë futbollistin ofanziv francez, i cili nuk ka lënë gjurmë në “Camp Nou” deri tash

Ousmane Dembele nuk ka lënë asnjëherë gjurmë në Barcelonë, shkruan Express.

Prandaj, gjiganti katalunas po e kërkon një klub të interesuar për ta blerë futbollistin ofanziv.

Sulmuesi francez për momentin është i lënduar, por kampioni aktual spanjoll shpreson ta shesë ish-futbollistin e Borussia Dortmundit gjatë verës.

Eksperienca e Dembele në “Camp Nou” është përshkuar me lëndime dhe me formë të zbehtë deri tash.

Barça është dorëzuar dhe nuk e ka ndërmend ta presë më futbollistin e krahut.

Komento: