Barcelona po ‘peshkon’ te Chelsea, dy yje në radarin e Xavit

21:16 | 20 Nëntor 2021

Barcelona në kërkim të lojtarëve pa kontratë, Azpilicueta dhe Christensen në radarin e Xavit.

Barcelona po kërkon të forcojë mbrojtjen verën e ardhshme pas emërimit të Xavi Hernandez si trajner dhe thuhet se ata i kanë vënë sytë dyshes së Chelseat, Cesar Azpilicueta dhe Andreas Christensen.

Përhapja e COVID-19 ka shkaktuar ndikimin të madh në financat e klubeve dhe Blaugranat janë më të prekurit, ndërsa aktualisht po luftojnë me rregullimin e financave.

Barcelona do të kërkojnë të përforcojnë skuadrën me lojtarë të lirë (pa klube), siç bënë verën e kaluar me ardhjen e lojtarëve si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Sergio Aguero.

Kontratat e Azpilicueta dhe Christensen me Blutë do të skadojnë në vitin 2022 dhe sipas Daily Express, Barcelona i ka vendosur dy mbrojtësit në radarin e tyre.

Ndërkohë, Chelsea nuk ka arritur ende një marrëveshje me kapitenin dhe qendërmbrojtësin danez, për rinovimet e mundshme dhe rrezikojnë t’i humbasin si transferime të lira nëse nuk ia dalin.

Të dy lojtarët do të jenë të lirë të negociojnë një transferim nga 1 janari, me Thomas Tuchel që këkron meçdo kusht rinovimin e Christensen.

Komento: