Barcelona po rikthen në klub talentin e madh

15:32 | 02 Janar 2020

Barcelona po planifikon lëvizje të mëdha në formacionin e lojtarëve.

Mesfushori sulmues i Dinamos Zagreb, Dani Olmo ka zbuluar se ish-klubi Barcelona ka nisur bisedimet për ta rikthyer 21-vjeçarin në klubin katalan.

Olmo kaloi gati shtatë vjet në akademinë e famshme të La Masia ndërmjet viteve 2007-2014 para se të transferohej në Kroaci, ku ai shpejt u ngrit në radhët e Zagrebit për të vendosur veten si një lojtar kryesor dhe startues i padiskutueshëm.

Në të vërtetë, shfaqjet e Olmos kanë qenë në një standard mjaft të lartë pasi ishte thirrur nga Spanja për ndeshjet e tyre të fundit kualifikuese për Euro 2020 – një garë që talenti dëshiron të jetë pjesë e kësaj vere, përcjell lajmi.

“Më bën të lumtur që spekulimet janë bërë një propozim konkret dhe se Barca konsideroi mundësinë e kthimit tim në shtëpi”, tha Olmo në një intervistë me L’Esportiu.

“Kam kaluar gjashtë vjet në La Masia dhe ata më deshën vlera për tërë jetën. Qëllimi im është të jem në Euro 2020 dhe më pas kthimi te Barcelona”.

Komento: