Barcelona ‘poshtëron’ Real Madridin

18:47 | 08 Shtator 2019

Barcelona ka mposhtur Real Madridin.

Barcelona (F) e nisi sezonin e ri të La Ligës në mënyrë fantastike të shtunën pasdite, pasi ata poshtëruan Tacon me rezultat 9-1 në atë që u cilësua si klasikja e parë e futbollit për femra në ‘Johan Cruyff’.

Kishte 5.413 tifozë për të parë debaklin, pasi Katalanasit demonstruan se sa larg janë nga Los Blancos në botën e futbollit të femrave, megjithëse emri i klubi ‘Real Madrid’ do të vendoset sezonin e ri.

U deshën tetë minuta që ndeshja të zhbllokohej me kapitenen Alexia Putellas, që shënoi për 1-0.

Tacon më pas shijoi 20 minuta paqe – para se Aitana Bonmati të dyfishonte rezultatin, me Lucia Suarez Garcia dhe Mariona Caldentey që shënuan për 4-0 në pjesën e parë.

Jessica Martinez shënoi golin e nderit për mysafirët, por vetëm gjashtë minuta më pas Bonmati realizoi për 5-1.

Caroline Graham Hansen shënoi të gjashtën brenda 20 minutave të fundit dhe Jennifer Hermoso pastaj shënoi dy herë në tre minuta para se të finalizonte het-trikun e saj në kohën shtesë.

Komento: