Barcelona vihet pas mesfushorit të Serie A, por ka një problem

18:29 | 21 Mars 2020

Barcelona po shpreh interesim të madh për mesfushorin e Serie A.

Anëtari i Sassuolo, Jeremie Boga, është në interesin e skuadrës së Chelsea, por së fundmi edhe të skuadrës nga La Liga, Barcelona.

Lojtari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, duke bërë që gjigantët e Evropës ta duan në skuadër.

Skuadra favorite për të siguruar nënshkrimin e Boga është Chelsea, pasi ata kanë të drejtën për ta blerë lojtarin që dikur ishte pjesë e tyre, transmeton lajmi.

‘Blutë’ kanë opsionin që për 14 milionë euro ta kthejnë yllin e Serie A në skuadër, por tentime do të ketë edhe nga Barca.E vetmja mundësi për katalanët është që Chelsea të mos shfrytëzojë të drejtën për Boga.

Komento: