Barcelona po planifikon lëvizje të mëdha gjatë merkatos së verës.
Kampionët e La Liga dhe kampionët e Ligue 1 duket se do të kenë shumë negociata gjatë verës, për lojtarë të ndryshëm.
Përveç Neymar dhe Antoine Griezmann, një tjetër lojtar është futur në mes të dy skuadrave.
‘Sport’ shkruan se Layvin Kurzaëa pritet të transferohet në ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës, transmeton lajmi.
Barca tashmë thuhet të ketë diskutuar kushtet personale për kontratën me mbrojtësin e majtë, kontrata e së cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Transferimi i Kurzawa dhe Neymar do të plotësonin 60% të planeve të Barcelonës për merkaton e verës.