Barcelona zbulon ofertën për yllin e Interit

19:42 | 01 Prill 2020

Skuadra e Barcelonës e ka zbulur ofertën për yllin e Interit.

Nuk është sekret se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është dëshira e parë e Barcelonës për transferim gjatë verës.

Katalanët tashmë janë duke punuar për një transferim, dhe Tuttosport zbulon se çfarë Barcelona kanë ofruar për sulmuesin argjentinas.

Edhe pse skuadrat janë larg një marrëveshje, Barcelona po tenton të tundojë me një marrëveshje të pasur Martinez.

Barcelona i ka ofruar shtatë milionë euro në sezon dhe një kontratë pesë vjeçare argjentinasit.

Lautaro aktualisht fiton dy milionë euro tek Inter, dhe me një marrëveshje të re, maksimumi që do të fitonte do të ishte 4.5 milionë euro.

Komento: