Barcelonës i dështon transferimi i talentit të madh

15:28 | 10 Janar 2020

Barcelonës po i dështon transferimi i Matheus Fernandes.

Fernandes është një nga lojtarët që figuron në listën e dëshirave të Barcelonës, për merkaton e janarit.

Së bashku me Dani Olmo, Fernandes kompleton dyshen në të cilën Barcelona kanë gjithë fokusin për merkaton.

‘Globoesporte’ raporton se Palmieras ka refuzuar ofertën e parë të Barcelonës, për Matheus Fernandes, transmeton lajmi.

Oferta e Barcelonës për skuadrën braziliane thuhet të ketë përfshirë rreth 6 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse kampionët e La Liga do të përmirësojnë ofertën e tyre.

Komento: