Barcelonës i kthehet buzëqeshja, Messi është gati për finalen qe luhet sonte

15:19 | 17 Janar 2021

Messi stërviti në dy ditët e fundit me skuadrën, pritet të luaj sot ndaj Bilbaos në finalen e Supërkupës së Spanjës.

Lionel Messi mori pjesë në trajnimin e plotë të shtunën dhe mëngjesin e sotëm (e diel) përpara finales së mbrëmjes në Superkupës e Spanjës midis Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

Kapiteni i Blaugranave kishte ndjerë një dëmtim të lehtë në këmbë gjatë fitores së fundit të La Liga ndaj Granada, por kishte vazhduar të stërvitej me shokët e tij të skuadrës.

Ai u përfshi në skuadër për t’u përballur me Real Sociedad në gjysmëfinalen e Superkupës, por u tërhoq pasi vuajti nga të njëjtat probleme përpara ndeshjes.

Pasi humbi trajnimin të enjten dhe u stërvit i vetëm të premten, dukej që Messi me shumë mundësi do t’i mungojë ekipit në finale ndaj Bilbaos, transmeton telegrafi.

Megjithatë, ylli argjentinas u rikthye përsëri të shtunën duke stërvitur me grupin, ndërsa edhe sot në mëngjes ishte pjesë e stërvitjes.

Messi, sipas të gjitha gjasave pritet të luajë ndeshjen e sotme, por nuk dihet ende nëse ai do ta fillojë ndeshjen apo do të futet më vonë nga bankina.

Ndryshe, finalja pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në Estadio de La Cartuja të Sevillas.

Komento: