Bardhyl Hasanpapaj falënderon Prizrenin për mbështetjen: Energjia juaj frymëzon fitore

15:15 | 02 Qershor 2026
bardhyl-hasanpapaj-falenderon-prizrenin-per-mbeshtetjen:-energjia-juaj-frymezon-fitore

Kandidati për deputet nga radhët e LDK, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar qytetarët e Prizren për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë aktiviteteve të fundit.

Hasanpapaj tha se Prizreni i ka pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe me një energji që, sipas tij, frymëzon fitore.

“Prizreni, kryeqyteti shqiptar dhe qyteti i Lidhjes, sot na priti me një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe me një energji që frymëzon fitore. Mirënjohës përzemërsisht për mikpritjen, mbështetjen dhe besimin që na dhatë. Përjetë mirënjohës, Prizren!”, ka shkruar Hasanpapaj.

Ai ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve prizrenas, duke e cilësuar atë si motiv shtesë për angazhimet e mëtejshme politike./Gazeta10

Komento: