Basha i VV-së: Kosova e ka një Asociacion, kryetar i së cilës është Agim Aliu

11:54 | 30 Janar 2023

Dimal Basha: Kosova e ka një Asociacion, kryetar i së cilës është Agim Aliu.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, përmes një reagimi ka thënë se Kosovës nuk i duhet një Asociacion mbi baza etnike që çon drejt ndarjes së Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ka një Asociacion të komunave dhe ai udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Basha ka ftuar edhe komunat e tjera serbe ti bashkangjiten këtij Asociacioni.

Postimi i plotë:

Kosova e ka Asociacionin e komunave të saj, ku Kryetar është kryetari i komunës së Ferizajit, Agim Aliu

Jam i bindur që ka vend edhe për komunat me shumicë serbe me iu bashkangjit këtij Asociacioni!

Nëse mendojmë me bashkëjetu me një Republikë, atëherë bashkëjetojmë edhe me një Asociacion. Përndryshe ndarja e komunave në asociacione të ndryshme paralele mbi baza etnike është prelud për ndarje të Kosovës.

Komento: