Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka reaguar pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për seancën e 17 majit nuk e ka futur në rend dite anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Ai ka bërë kritika të forta karshi Evropës.
Ai tha se Evropës duhet t’u vie turp që e kanë lënë Kosovën jashtë Këshillit të Evropës.
“Evropës duhet t’i vijë turp që e le Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, pas plotësimit të të gjitha kritereve! Si mund të na predikoj BE-ja drejtësi dhe drejta të njeriut, kur diskriminojnë e privojnë një vend nga qasja në drejtësi, respektivisht në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut të BE-së!!“, shkroi Basha.
Postimi pa ndërhyrje: