Basha reagon pasi Prokuroria Speciale kërkoi intervistimin e Haxhiut për rastin Dehari

12:35 | 09 Nëntor 2023
basha-reagon-pasi-prokuroria-speciale-kerkoi-intervistimin-e-haxhiut-per-rastin-dehari

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka lëshuar autorizim që të intervistohet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin Dehari.

Basha ka thënë se kjo prokurori s’ka asnjë aktakuzë lidhur me rastin Dehari qe shtatë vjet, derisa i ka cituar disa deklarata të Ambasadës së ShBA’së në Kosovë lidhur me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Prokuroria që: 1. S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht, 2. Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, 3. Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç, 👉 paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe 👉 paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit! Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë;”, ka shkruar Basha.

Komento: