Basha tregon se si e mori 1-shin në Biologji

23:43 | 12 Shtator 2022

Ai është njëri nga deputetët më të komentuar.

Dimal Basha, Deputet i VV-së, ka thënë se nota e dobët në lëndën e Biologjisë ka qenë për shkak se ka qesh gjatë pyetjes, e jo pse nuk ka mësuar.

Ai ka treguar se ka pasë një fjalosje me arsimtarin e kësaj lënde, dhe nuk ka shkuar as të pyetet më pastaj.

“Kam pasë një fjalosje me arsimtarin dhe nuk kam dashtë me i shku në klasë…Aty kam qenë vullnetar kur ma ka lënë 1sh, se gjatë pyetjes kam qesh dhe ka qenë shumë strikt, e njohin në Ferizaj profesorin e Biologjisë, e jo pse nuk kam ditë”, ka thënë Basha.

Basha tha se në fakultetet e SHBA-së që ka studiuar ka mësuar të mësojë e të lexojë, madje edhe për filozofinë.

‘Kryeministri Kurti nuk më ka marrë mua për shkak të shkollës së mesme. Unë nuk mujë me thanë që vlera dhe kapicetit jem intelektual është si pasojë i shkollës së mesme. Unë po të kallxoj që në shkollë të mesme, asnjë sen. Na kemi shku aty me fletore edhe i kemi majtë ka dy tri orë. Dy shkolla i kam kryer në Amerikë”, shtoi më tej Basha.

Basha ka theksuar se gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm në Kosovë nuk ka mësuar asnjë gjë.

‘Në SHBA përkatësisht në New York kemi mësu edhe me shkru edhe me mendu, aty e kam mësuar edhe filozofinë edhe me qenë mendje hapur ndaj temave të ndryshme. Na kemi bërë hartime në Kosovë, dhe kur kam shku atje këto s’kanë vlejtë asgjë”, tha Basha.

Derisa ka shtuar se në SHBA ka kryer dy shkolla.

“Në The Neë School for Public Engagment, është shkollë privat ku kam marrë bursë 55 mijë dollarë burs, për shkak të notave të mira që kam pasur në fakultet. Ndërsa magjistratura ka kushtuar dikun përmbi 70 mijë dollarë”, tha Basha në Kanal 10.

Basha ka thënë se i flet katër gjuhë të huaja.

Ai ka deklaruar se këto gjuhë nuk i ka mësuar në shkollë të mesme, por pas përfundimit të saj.

“Unë sot i flasë katër gjuhë, Gjuhën Frënge, Angleze, Serbe dhe Spanjolle, por kjo nuk është rezultat i shkollës së mesme, krejt këto i kam kapë më pastaj”, ka thënë Basha

Komento: