
Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë tashmë kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës, ku atje jetojnë dhe veprojnë.
Sikur çdo herë tjetër, ata janë duke u përballur me pritje në vendkalimet kufitare.
Kolona tashmë kanë filluar të krijohen në vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Në dalje të Merdarës kolonat arrijnë deri 120 metra, kurse te Dheu i Bardhë kolonat arrijnë deri 100.
Vendkalimet tjera kufitare janë të qeta dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.