
Qeveria merr përsipër mbulimin e shpenzimeve e Kartonit të Gjelbër – Hoti iu uron mirëseardhje bashkëatdhetarëve.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u ka uruar mirëseardhje bashkëtadhetarëve.
Kjo me rastin e marrëveshjes për Kartonin e Gjelbër.
Sipas kësaj marrëveshje qeveria merr përsipër mbulimin e shpenzimeve të këtij kartoni deri në fund të vitit.
Njoftimi i plotë:
Mirë ardhshi bashkatdhetarë!
Kemi arritur marrëveshjen për Kartonin e Gjelbër! Qeveria e Kosovës ka marrë përsipër mbulimin e plotë të primit të sigurimit kufitar për palët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë gjatë vitit 2020!