Bashkëjetoi me një 16 vjeçare, ja çka i ndodhi pejanit

11:16 | 31 Maj 2020

Një person është arrestuar nga policia në Pejë pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me një 16 vjeçare.

Siç njofton PK, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me personin nën moshën 16 vjeç femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /ORAinfo/

Komento: