Bashkëshorti i Albulena Haxhiut paralajmëron rezistencë

13:49 | 30 Maj 2020

Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, burri i ministres Albulena Haxhiu ka reaguar përsëri ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Për më tepër ai ka bërë të ditur se do të protestojnë pa ndalë deri në rrëzimin e pushtetit të vjetër në krye me Thaçin, dhe siç ka thënë deri në ç’kapjen e shtetit.

“Nëse vendimi i GJK është pakthyeshëm, atëherë edhe rezistenca qytetare do të jetë e pathyeshme. Deri në rrëzimin e regjimit të vjetër në krye me Thaçin, deri në çkapjen e shtetit”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se ditën që doli vendimi i Kushtetueses, ai ka pasur një reagim të ashpër, ku në një postim në Facebook, ka shkruar se vetëm mbi trupat e tyre mund të kthehet, siç ka thënë ai, ‘krimi në qeverisje. Madje ka shkuar deri aty sa tha se më parë pranon vdekjen e tij se të demokracisë.

Komento: