Bashkimi Evropian fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel

12:54 | 18 Nëntor 2022

Kriza në Veri, BE-ja fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka bërë ftesë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksander Vucic që të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u takuar dhe për të diskutuar në gjetjen e një “zgjidhje evropiane” për të dalë nga situata e krijuar në veri të Republikës së Kosovës, që për zëdhënësin e BE-së, Peter Stano është më e vështira që nga viti 2013, transmeton Express.

Këtë e ka konfirmuar sot në Bruksel vetë zëdhënësi i BE-së, megjithatë ende s’dihet nëse kjo ftesë do të pranohet nga Kurti dhe Vuçiq, raporton N1.

Kjo ftesë për dy liderët vjen kur kanë mbetur edhe pak ditë nga data 21 nëntor, kur edhe skadon shqiptimi i qortimeve dhe fillon faza e gjobave për ata që nuk i heqin tabelat ilegale.

Komento: