
I hakojnë Instagramin, publikohen bisedat private të Alvisës
Ish- konkurrentes së Për’puthen i ka ndodhë e papritura.
Alvisa Qarrit ia kanë hakuar instagramin, ku jo vetëm që ka mijëra ndjekës por edhe shumë biseda private.
Disa nga bisedat që Alvisa ka poseduar, i janë publikuar dhe fansat janë habitur nga ato se çfarë shkruhej.
Një ndër bisedat ishte edhe me Albin, ish-konkurrentin e Për’puthen i cili ka disa ditë që ka dalë nga programi.
Siç kuptohet nga mesazhet e publikuara, Bashkimi mund të ketë pasur edhe të dashura të tjera, për të cilat Alvisa ka qenë në dijeni, e mbase kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja e ndarjes.
Një ‘screenshot’ tjetër tregon se si Alvisa përpiqet të komunikoj nga një faqe tjetër me personin që i ka vjedhur Instagramin.



