Basri Muja: Ja çfarë do të bëjë Kurti pas 6 gushtit

23:10 | 31 Korrik 2026
basri-muja:-ja-cfare-do-te-beje-kurti-pas-6-gushtit

Analisti Basri Muja ka deklaruar se pas 6 gushtit pritet zhvillime të rëndësishme në skenën politike në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti fillimisht do të konstituojë Kuvendin dhe më pas do të formojë Qeverinë, për të vijuar me një proces gjithëpërfshirës politik.

“Kurti pas 6 gushtit do të konstituojë Kuvendin, do ta formojë Qeverinë, pastaj do t’i ftojë partitë parlamentare pa asnjë dallim dhe do të tentojë të krijojë platforma e standarde për të parë se çfarë presidenti i duhet Kosovës”, ka thënë Muja.

Ai theksoi se ky proces synon të krijojë një qasje më të gjerë dhe bashkëpunuese ndërmjet partive politike lidhur me çështjen e presidentit./Gazeta10

Komento: