Bastiset sërish argjendaria në Prishtinë që lidhet me grabitjen në Suharekë

18:22 | 03 Dhjetor 2023
bastiset-serish-argjendaria-ne-prishtine-qe-lidhet-me-grabitjen-ne-suhareke

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese, janë duke kryer përsëri bastije në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestuar ditë më parë në lidhje me grabitjen në Suharekë.

Bastisjen e ka konfirmuar për teve1.info, prokurorja e rastit Ervehe Gashi.

Dy ditë më parë ishte kryer bastisjes në këtë argjendari e cila ndodhet në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.

Komento: