Bayern fiton me katër gola brenda 20 minutave, Chelsea e shkel Malmon – Juve merr tri pikë në fund

23:14 | 20 Tetor 2021

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich e ka shkelur Benfican duke triumfuar 4-0 në udhëtim, në Portugali.

Katër golat mysafirët i shënuan në 20 minutat e fundit.

Sane shënoi dy herë, një gol Lewandowski dhe një autogol Everton, raporton Gazeta Express.

pas kësaj fitore, Bayern ka shkuar në kuotën e nëntë pikëve në Grupin E, Benfica e dyta me katër pikë, Barcelona e treta me tri pikë.

Chelsea 4-0 Malmo

Chelsea e ka shkelur Malmon në Stamford Bridge, duke triumfuar 4-0.

Blutë i shënuan nga dy gola në secilën pjesë për të marrë fitore të merituar.

Christensen, dy gola Jorginho dhe Havertz shënuan për ekipin e Thomas Tuchel.

Me këtë fitore, Chelsea renditet i dyti në Grupin H me gjashtë pikë, Juve e para me 9 pikë.

Zenit 0-1 Juventus

Juve ka fituar me një gol të vonshëm ndaj Zenitit për të vazhduar kryesimin në Grupin H.

Dejan Kulusevski shënoi golin e tri pikëve për zonjën e vjetër në minutën e 86-të.

Pas kësaj fitore, Juve ka shkuar në kuotën e nëntë pikëve, duke lënë prapa Chelsean me gjashtë, që e mundi 4-0 Malmon.

Komento: