Bayern Munchen e do lojtarin e Chelseas

18:10 | 23 Shtator 2021

Bayern Munich, është klubi i fundit që ka regjistruar një interes për Antonio Rudiger të Chelsea, zbulon Goal.

Kampionët e Bundesligës i bashkohen Paris Saint-Germain dhe Real Madridit për të mbajtur informacion mbi situatën e kontratës së ndërkombëtarit gjerman në Stamford Bridge, përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar më parë nga Goal,ekipet e mëdha evropiane po monitorojnë situatën e Rudiger pasi ai ende nuk ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Chelsea dhe marrëveshja e tij aktuale do të përfundojë verën e ardhshme./ORAinfo/

Komento: