Bayern Munchen e vë në shitje këtë lojtar

15:15 | 06 Nëntor 2021

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, Bayern Munich do të lejojë që Marc Roca të hyjë në merkaton e transferimeve dimërore, pasi nuk ka pasur minuta që nga ardhja e Julian Nagelsmann në pankinën e skuadrës bavareze.

Mesfushori spanjoll dëshiron të largohet nga Gjermania sa më shpejt që të jetë e mundur për të rifituar vazhdimësinë dhe rikthimin e karrierës së tij, e cila ka qenë e ndenjur që kur u largua nga Espanyol,përcjell ORAinfo.

Bayern Munich është i gatshëm të lërë Marc Roca-n të shkojë nëse vjen një ofertë prej 5 milionë eurosh për të, një çmim mbi të gjitha simbolik për të mbyllur sa më shpejt largimin e tij, duke marrë parasysh që synojnë të shtojnë një mesfushor të ri në tregjet e ardhshme (Youri Tielemans, objektivi kryesor)./ORAinfo/

Komento: