Bayern Munchen gjen zëvendësuesin e Lewandowskit

09:13 | 23 Tetor 2021

Bayern Munich, mund të jetë destinacioni i radhës për yllin e Napolit, Victor Osimhen, thotë gazetari, Paolo Bargiggia.

Skuadra gjermane është në kërkim të sulmuesit të duhur për të pasuar Robert Lewandowski dhe e shohin yllin 22-vjeçar të Nigerisë si një kandidat kryesor ta zëvendësuar atë, përcjell ORAinfo.

Por ata do të duhet të paguajnë rreth 100 milionë euro për të bindur Napolin të shesë vitin e ardhshëm./ORAinfo/

Komento: