Bayern Munich heq dorë nga transferimi i super-lojtarit

15:55 | 10 Janar 2020

Bayern Munich është tërhequr nga gara për transferimin e yllit të Monacos.

Benjamin Henrichs, mbrojtësi i krahut nga skuadra e Monaco, nuk bën më pjesë në listën e dëshirave të Bayern, shkruan ‘TZ’, transmeton lajmi.

Kampionët e Bundesliga donin shërbimet e 22 vjeçarit, në formë huazimi, por drejtuesit e skuadrës së tij nuk duan të dëgjojnë për oferta që unk kanë të bëjnë me blerje permanente.

Monaco synon të marrë 25 milionë euro nga kartoni i lojtarit, shifër që nuk do të paguhet nga bavarezët.

Leipzig është skuadra që është shprehur e gatshme të paguaj 20 milionë euro për lojtarin, dhe tani janë në ‘pole-position’ për të mbyllur marrëveshjen në janar.

Komento: