Bayern Munich – Leo Messi, ndodh ajo që nuk e ka pritur askush

22:41 | 26 Gusht 2020

Lionel Messi ka alarmuar botën e futbollit pas kërkesës së tij për t’u larguar nga Barcelona.

Shumë skuadra kanë filluar të “fërkojnë” duart për transferimin e tij, që do të ishte një nga transferimet më të mëdha në histori të futbollit.

Në mesin e këtyre skuadra nuk është Bayern Munich.

Sipas Bild, Bayern Munich nuk është një nga klubet që ëndërron blerjen e argjentinasit, përcjell lajmi.

Kampionët e Evropës janë të kënaqur me sulmin e tyre, dhe nuk duan të shtojnë asgjë në të.

Për këtë arsye, ata nuk do të futen në garë për Messin.

Komento: