Bayern Munich triumfon edhe ndaj Frankfurt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bayern Munich triumfon edhe ndaj Frankfurt

20:32 | 22 Dhjetor 2018

Ka përfunduar ndeshja mes Bayernit dhe Frankfurtit.

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës, duke mos e lënë të qetë skuadrën e Dortmund.

Lojtarët e Niko Kovac, në xhiron e 17-të të Bundesligës e kanë mposhtur Frankfurtin me rezultatin 0:3.

Ishte francezi Franck Ribery i cili si në kohët e arta realizoi dy gola për skuadrën e tij, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, anësori i bavarezëve realizoi në minutën e 35‘, pas asistimit të Robert Leëandoëski.

10 minuta para fundit, përsëri Ribery u shfaq në skenë për të qetësuar skuadrën e tij dhe për të realizuar golin e dytë personal.

Rafinha në fund vulosi rezultatin 0:3 në minutën e 89′.

Me këtë fitore, Bayern Munich, pas 17 xhirove grumbullojnë 36 pikë, gjashtë më pakë se liderët e Dortmund.

Komento: