Bayern Munichu fiton me shumë mund ndaj Freiburgut

17:39 | 06 Nëntor 2021

Bayern Munichu triumfon në shtëpi dhe ia shkakton humbjen e parë të sezonit Freiburgut.

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe duke ia shkaktuar humbjen e parë Freiburgut këtë sezon.

Pjesa e parë e ndeshjen e dominua nga ekipi i Julen Nagelsmann, por përkundër shumë rasteve, vetëm një herë arritën ta tundin rrjetën.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Leon Goretzka, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Thomas Muller.

Në pjesën e dytë, përsëri Bayerni ishte skuadër më e mirë, duke rrezikuar më shumë, menaxhuar ndeshjen dhe shënuar edhe golin e sigurisë, por në fund pranuan një gol në shtesë.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 75-të me anë të Robert Lewandowskit, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Janik Haberer (90+) vulosi rezultati përfundimtar të takimit 2-1.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 28 pikë, ndërsa Freiburgu zë vendin e tretë me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bavarezët luajnë në udhëtim te Augsburgu, teksa Freiburgu e pret Eintracht Frankfurtin.

Komento: