Bayern Munichu me transferim befasues nga Interi

22:18 | 23 Tetor 2021

Bayern Munichu po tenton ta rikthejë Ivan Perisicin.

Bayern Munich nuk e ka harruar performancën e ofruar nga Perisic në sezonin që luajti në formë huazimi, ndaj tani që futbollistit i përfundon kontratën me Interin ai është gati ta transferojë me kosto zero.

Kujtojmë se klubi italian refuzoi dy oferta mbi 12 milionë euro për kroatin. Tani atyre u është rikthyer situata në kontratë dhe me Perisic sërish në nivelin më të mirë, rinovimi duket i komplikuar.

33-vjeçari nuk dëshiron të qëndrojë si pjatë e dytë dhe megjithëse tani është një titullar i padiskutueshëm me Inzaghin, ai i di qëllimet e klubit që kalojnë përmes përforcimit të korsisë së së majtë.

Nga të gjitha opsionet që ai ka në tavolinë për të vazhduar karrierën e tij, kthimi në Mynih do të ishte në pozicionin e parë për momentin. Vetëm një ofertë e pakundërshtueshme nga Premierliga do të ndryshonte rrjedhën e ndërkombëtarit me Kroacinë. Padyshim një nga pazaret e merkatos së verës së ardhshme që Bayern nuk dëshiron ta humbasë.

Komento: