Bayerni ‘gjunjëzon’ Leverkusenin

17:59 | 06 Qershor 2020

Bayerni edhe një hap më afër titullit.

Bayern Munichu arriti të marrë fitore me rezultat 4:2 kundër Bayer Leverkusenit, për t’iu afruar kështu edhe më afër titullit të tetë radhazi të Bundesligës, tani që kanë mbetur vetëm edhe katër xhiro deri në fund.

Me trepikëshin e fituar sot si mysafirë në BayArena, djemtë e Hansi Flick tani kanë kaluar në epërsi prej nëntë pikësh në kreun e tabelës së Bundesligës, duke bërë kështu që të jenë me njërën dorë në trofeun e tetë radhazi të ligës elitare të Gjermanisë, raporton Express.

Megjithatë, ky triumf i Bayernit nuk dukej se do të ishte i lehtë për t’u realizuar nga fillimi i ndeshjes, pasi që Leverkuseni doli në epërsi me rezultat 1:0 falë golit të Lucas Alarios, goli i të cilit u rishikua edhe nga VAR-i.

Leverkuseni e kishte nisur këtë ndeshje me synime të mëdha, pasi që Borussia Monchengladbachu u mposht të premten dhe skuadra e Peter Bosz kishte mundësi të ngrihej në top katërshe për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve me një pikë nga kjo ndeshje.

Por, tifozëve të Leverkusenit nuk i zgjati shumë kjo shpresë, pasi që Bayerni arriti ta përmbysë rezultatin qysh në pjesën e parë falë golave të shënuara nga Kinglsey Coman (27’), Leon Goretzka (42’) dhe Serge Gnabry (45’+1).

Vendasit nuk patën shumëçka të festojnë as gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, pasi që Robert Leëandoëski e thelloi epërsinë e Bayernit në 4:1 në minutën e 66-të, me golin e tij të 30-të për këtë sezon, ndërsa në minutën e 89-të Florian Ëirtzh, më golin e tij, e uli sërish epërsinë e Bayernit në dy gola.

Tani Bayerni do të shpresojë ta sigurojë matematikisht titullin e kampionit qysh në xhiron e ardhshme, në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbachut më 13 qershor, pasi të luajë me Eintracht Frankfurtin në Kupën e Gjermanisë më 10 qershor.

Komento: