Bayerni i jep fund ëndrrës së Lyon, kalon në finale të Ligës së Kampionëve

23:13 | 19 Gusht 2020

Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve, i jep fund ëndrrës së Lyon.

Bayern Munchen është kualifikuar për herë të 11 në finale të Ligës së Kampionëve pasi që sonte në gjysmëfinale mposhti Lyonin e Francës me rezultat 3-0.
Ishte një gjysmëfinale të cilën bavarezët e siguruan në saj të dy golave të Serge Gnabry dhe një të Robert Lewandowski

Një ndeshje jo edhe aq e lehtë për Bayernin por që megjithatë në fund kanë arritur që të kualifikohen në finale të Ligës së Kampionëve.

Madje në fillim të ndeshjes ishin Lyoni që sulmuan, fillimisht me Depay i cili goditi rrjetën e jashtme kurse mandej goditën e shtyllën.

Por, këto janë të vetmet raste të tyre që ishin më të rrezikshme pasi që në skenë të Bayerni del ish talenti i Arsenalit, Serge Gnabry.

Fillimisht ai shënon një gol të bukur në minutën e 18 pasi që kalojë pothuajse tërë mbrojtjen e Lyon dhe goditi fuqishëm në të majtën duke kaluar në epërsi më rezultat 1-0.

Gnabry shënoi përsëri në minutën e 33-të duke i dhënë qetësi skuadrës gjermane për të shkuar të qetë në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishte një ndeshje më monotone me Lyon që tentonte por pa rezultat për të bërë diçka.

E në fund të ndeshjes në skenë del përsëri Bayern që do të shënonte gol me anë të sulmuesit në top formë Robert Lewandowski.

Kimmich do të krosonte kurse Lewandowski do të shënonte një gol të bukur me kokë në minutën e 88-të.

Në finalen e 11 në Ligën e Kampionëve Bayern Munich do të përballet me Paris Saint-Germain, të cilët mbrëmë munden Leipzig për të kaluar në finale.

Nga 10 finale Bayern i ka fituar pesë dhe i ka humbur pesë.

Komento: