Bayerni shkatërroi Herthan

20:50 | 28 Gusht 2021

Bayern Munich nuk e ka diskutuar Hertha Berlin, që e ka mposhtur me rezultatin 5-0. Bavarezët morën pikët e plota dhe ndajnë kreun me Bayer Leverkusen, ndërkohë që në duelin e sotëm nuk mund të mungonin golat e Robert Lewandowski.

13 ndeshje radhazi që polaku nuk ndalet, një rekord personal, dhe sot ai realizoi tre herë. Ai që e zhbllokoi ndeshjen ishte Thomas Muller, i cili më pas i la radhës goleadorit të skuadrës dhe talentit Musiala.

Lewa nuk mund të ndalej me aq dhe shënoi edhe dy herë të tjera në portën e Hertha Berlin, duke arritur në kuotën e 300 golave me bavarezët.

Komento: