Bayernit i duhet vetëm 1 fitore për të marrë titullin e 9-të radhazi

23:03 | 20 Prill 2021

Fitoret e Munich.

Bayern Munich ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Bayer Leverkusenit për xhiron e 30-të në Bundesliga.

Pas golave të shënuar nga Eric Maxim Choupo Moting në minutën e 7-të dhe atij të Joshua Kimmich vetëm 6 minuta më vonë, ‘Bavarezët’ fituan ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Pasi që ka arkëtuar pikë të plota në këtë takim, Bayernit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion.

Ndeshja e ardhshme e Bayernit do të jetë ndaj Mainz më 24 prill me fillim nga ora 15:30.

Në qoftë se Baverzët marrin pikët e plota në këtë ndeshje, atëherë ata do të merrnin titullin e 9-të radhazi në Bundesligë.

Komento: